Home / Lajme / Botë / Kocijançiç thërret për shmangie të retorikës luftënxitëse në Ballkan

Kocijançiç thërret për shmangie të retorikës luftënxitëse në Ballkan

Gazeta e Beogradit, “Novosti”, citon sot zëdhënësen e përfaqësueses së lartë të BE-së, Maja Kocijançiç, e cila rikujton se BE ka ndjekur me kujdes rastin e arrestimit dhe pastaj të lirimit të Ramush Haradinajt nga autoritetet policore të Francës në bazë të një kërkese të Serbisë, transmeton Koha.net.

Sipas kësaj gazete ajo, duke iu përgjigjur një pyetjeje (nuk sqarohet nëse vinte nga gazetarë të Beogradit, por që supozohet – plotësim ynë) rreth gjoja kërcënimeve që Haradinaj i ka drejtuar kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe Qeverisë së Serbisë, si dhe apelit të Rusisë për Brukselin dhe SHBA-në që “të frenojnë të mbrojturit e tyre” nga Kosova, tha se “deklaratat që mund të interpretohen si ndërhyrje politike në vendet fqinje nuk kontribuojnë për ndërtimin e marrëdhënieve të mira dhe e ballafaqojnë rajonin me rrezikun e retorikës luftënxitëse”.

 BE pret nga të gjithë në rajon që të vazhdojnë ndërtimin e marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunuese si dhe të intensifikojnë punën në programet përkatëse reformuese që të përparojnë në rrugën e integrimeve europiane, tha Kocijançiç, transmeton Koha.net.

Sipas fjalëve të saj, Këshilli i Europës ka përsëritur mbështetjen e tij ndaj perspektivës së qartë europiane të rajonit.

Kocijançiç ka theksuar se BE mbështet me konsekuencë parimet e pajtimit dhe vazhdon bilateralisht të punojë me të gjithë partnerët në rajon në rrugën e tyre europiane dhe të bashkëpunimit të ngushtë e efikas rajonal të tyre.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *