Home / Lajme / Botë / Kolera në Jemen me përmasa kërcënuese

Kolera në Jemen me përmasa kërcënuese

Një epidemi e madhe e kolerës është përhapur në Jemen, sipas organizatës së bamirësisë ‘ Save the Children’

Pothuajse 250 persona kanë vdekur nga kjo sëmundje vetëm këtë muaj, si dhe qindra raste të dyshuara që raportohen çdo ditë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se sëmundja po përhapet në një shkallë alarmante në vendin e shkatërruar nga lufta, përcjell BBC.

Sanaa ka qenë zona e prekur më së keqi.

Save the Children thotë se ekziston  frika se mijëra njerëz mund të vdesin nga sëmundja lehtë e shërueshme, dhe thanë  se më shumë se dy milionë fëmijë të kequshqyer janë në rrezik.

Gjithashtu lexo

Për shkak të një gabimi njerëzor pa energji elektrike kanë mbetur pothuajse shtatë milionë amvisëri në Tajvan

Gabimi njerëzor ka lënë pa energji elektrike kompani dhe ndërtesa banesore, duke i lënë në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *