Home / Lajme / Maqedoni / Komuna e Gostivarit mori kompetencat mbi Universitetin e Punëtorëve në Gostivar

Komuna e Gostivarit mori kompetencat mbi Universitetin e Punëtorëve në Gostivar

Këshilli i Komunës  së  Gostivarit mbajti seancën e 37-të me radhë, në të cilën fillimisht miratuan deklaratën me të cilën u dënua dhuna e ushtruar ndaj deputetëve dhe ekipeve të mediave në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë.

“Në emër të grupeve të këshilltarëve të përfaqësuar në Këshillin e Komunës së Gostivarit, bashkërisht vendosëm të dënojmë aktet e dhunshme të 27 Prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ku huliganët sfiduan demokracinë funksionale. Aktet e tilla janë të papranueshme dhe si të tilla nuk duhet të përsëriten. Me këtë rast, inkurajojmë organet kompetente që ngjarjet të zbardhen në tërësi dhe fajtorët të dalin para drejtësisë”, tha këshilltari Zhupani në emër të kolegëve të tij.

Pikë e rëndësishme e rendit të ditës dhe që u miratua me shumicë votash, ishte vendimi për marrjen për sipër të Universitetit të Punëtorëve në Gostivar, me çka, kompetencat mbi këtë institucion, tani e tutje  do t’i takojnë Komunës së Gostivarit.

Me shumicë votash, këshilltarët miratuan raportin kuartal – I për realizimin e buxhetit të Komunës së Gostivarit për vitin 2017. Para këshilltarëve, detaje paraqiti përgjegjësia e Sektorit për Çështje Financiare, Fitore Aligega.

Aligega vuri në dukje që në buxhetin e komunës së Gostivarit për kuartalin e  parë janë realizuar te hyra në vlerë prej 217.957.750,00 denarë, nga i planifikuari 1.096.684.000,00 denarë ose 20 %  nga buxheti i përgjithshëm i komunës se Gostivarit.

“Shpenzimet e realizuara janë në shumë prej 204.791.293,00 denarë, nga i planifikuari 1.096.684.000,00 denarë ose 19 % nga buxheti i përgjithshëm i komunës se Gostivarit. Llogaria e buxhetit bazë ka realizim të të hyrave15 % ,ndërsa të dalave 14%. Të hyrat e realizuara nga llogaria e vetëfinancimit janë 38%, kurse të dalat  janë  16%”, shtoi Aligega.

 Të hyrat rrjedhëse operative për shfrytëzuesit e mjeteve nga llogaria e bllok dotacioneve janë  26 % kurse të dalat rrjedhëse operative janë  gjithashtu 26% .Të hyrat dhe te dalat nga llogaria e donacioneve dhe krediteve për kuartalin e parë nuk kanë realizim dhe të njëjtat priten të realizohen në kuartalet vijuese.

Nga aspekti financiar, këshilltarët miratuan vendimin për ndryshim të shpërndarjes së mjeteve, si dhe vendimin për zgjerimin e  mjeteve në Buxhetin e Komunës së Gostivarit për vitin 2017, ndërkaq u miratuan edhe vendimet  për ndarjen e mjeteve financiare për Shkollën Fillore “Bashkimi,  “Mustafa Kemal Ataturk”, si dhe për Ndërmarrjen publike për ekonomizimin me objektet sportive ”Rinia”.

Këshilltarët miratuan edhe vërtetimin për huamarrje afatgjate të brendshme të Komunës së Gostivarit në kuadër të projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale.

Nga sfera e arsimit, këshilltarët miratuan konkluzionet për dhënie pëlqim mbi programin për realizimin e ekskursionit të nxënësve të shkollave “Faik Konica”, Debresh,  “Liria”, Vërtok,  “Enver Stafai”, Gostivar,  si dhe Gjimnazit të Gostivarit.
U aprovua edhe konkluzioni për dhënie pëlqim Vendimit të Këshillit Drejtues të NP “Komunalec”, për miratimin e Raportit financiar  Gostivar, me gjendjen e 31.03.2017, si dhe Vendim për lirim nga pagesa e kompensimit për përcaktimin e statusit juridik  të hapësirave afariste dhe  një pjese të hyrjes së sallës si objekt afarist të Ndërmarrjes Publike për ekonomizim me sallën sportive “Rinia”.

Këshilltarët miratuan edhe vendimin  për miratimin e Аktit të Përgjithshëm për fshatin Zdunjë,  me sipërfaqe të përfshirjes së planit prej 73.07 ha, si dhe vendim për  mjete të rezervuara për eksproprijim në Buxhetin e Komunës së Gostivarit për vitin 2017.

Si zakonisht, pikat e fundit të rendit të ditës ishin vendimet  për sjelljen e dokumentacionit  planor  urbanistik si dhe vendimet për përfshirjen e objekteve të ndërtuar pa leje në dokumentacionin e planit urbanistik.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *