Home / Kryesoret / Komuniteti rom në Çair përballet me probleme serioze (Video)

Komuniteti rom në Çair përballet me probleme serioze (Video)

Komuniteti rom i vendosur në lagjen Fushë-Tophanë në Komunën e Çairit përballet me probleme serioze që paraqesin rrezik për jetën e tyre. Mungesa e rrjetit e kanalizimit, rrugët e ngushta, infrastruktura e keqe, janë disa nga probleme që ka evidentuar Shoqata për zhvillimin e komunitetit rom “Sumnal”,

“Nga studimi veçuam disa probleme me të cilat përballen romët. Rrjeti i kanalizimit ku një numër i madh i familjeve nuk janë të kyçur. Rrugët pa ndriçim, vend rekreacioni ku do të luanin fëmijët”, tha për TV21, Elena Neshevska, Shoqata për zhvillimin e komunitetit rom “Sumnal”.

Aleksandra Savevska, koordinatore e projektit “Të drejtat për strehim të romëve për zhvillim të qëndrueshëm urban”, thotë se përmbledhja e studimit do të adresohet te bashkësitë lokale për zgjidhjen e problemeve.

“Problemet e theksuara i përmbledhim në një studim dhe i adresojmë tek institucionet publike, respektivisht në Qytetin e Shkupit dhe komunën e Çairit të cilat nëse merren parasysh do të gjejnë zgjidhje bashkërisht me qytetarët”, tha ajo.

Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian kurse e zbaton Habitat Maqedoni. Me shoqatën Sumnal vërtetohet gjendja e romëve në tre qytete të Maqedonisë, në Çair të Shkupit, Shtip dhe Prilep./Telegrafi/

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *