Home / Kryesoret / Koncert humanitare i Dino Imerit në Operën dhe Baletin e Maqedonisë

Koncert humanitare i Dino Imerit në Operën dhe Baletin e Maqedonisë

Opera dhe baleti i Maqedonisë kumtoi se organizon koncert humanitar të pianistit Dino Imeri, me qëllim që të mblidhen para për mjekimin e mëtutjeshëm jashtë vendit të pianistit­nxënësit të ri Nikolla Aleksovski.

“Të gjithë qytetarët humanë do të mund të donojnë përmes blerjes së biletës me çmim simbolik në OBM, si dhe përmes llogarisë bankare të nënës së tij: Elizabeta Aleksovska 300007085053957 Banka komerciale SHA Shkup”, informon Opera dhe baletit i Maqedonisë.

Në koncertin humanitar, Imeri do t’i luajë: Sonatën nr.23 op.57 “Apasionata” të Betovenit dhe tre vepra nga Franc List ­ “La Kampanella”, Mefisto Valcer nr.1 dhe Rapsodi hungarez nr.2. Dino Imeri (1990) është një prej pianistëve më me perspektivë të Maqedonisë, i cili arsimin e tij e ka marrë te profesorët Ludmilla dhe Boris Romanovi dhe te Simon Tërpçeski, ndërsa si mysafir ka qenë në podiumet e njohura të koncerteve evropiane.

Ky koncert është zëvendësim i operës “Madam Baterflaj” të Teatrit kombëtar të Operës dhe Baletit të Shqipërisë, e cila duhet të luhej nesër mbrëma në kuadër të festivalit Netët operistike të majit. OBM­ja paraprakisht kumtoi se biletat e blera për “Madam Baterflaj” mund të zëvendësohen për koncertin humanitar ose të kthehen në biletarinë e saj.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *