Home / Kryesoret / Konferencë nacionale për personat me nevoja të veçanta

Konferencë nacionale për personat me nevoja të veçanta

 Personat me nevoja të veçanta, punëdhënës, përfaqësues nga sektori publik, privat dhe civil sot do të diskutojnë në konferencën nacionale “Përparimi i mekanizmave për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi i personave me aftësi të kufizuara në Maqedoni”.

Organizatorë janë Fondacioni për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik Preda Plus në bashkëpunim me Shoqatën e studentëve dhe të rinjve me handikap.

Konferenca organizohet si rrumbullaksim i projektit “Ndërtimi i kapaciteteve të organizatave për ndihmë të personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë”, e cila në Maqedoni zbatohet nga nëntori i vitit 2015 deri në këtë muaj.

Projekti financohet me grant nga Programi nacional i Bashkimit Evropian për ndihmë gjatë tranzicionit dhe sendërtimit institucional 2011, në kuadër të Instrumentit për ndihmë parainkuadruese (INP).

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *