Home / Lajme / Maqedoni / Konferencë për mbrojtjen dhe menaxhimin e informacioneve

Konferencë për mbrojtjen dhe menaxhimin e informacioneve

Konferencë “Modelimi i të ardhmes për mbrojtjen dhe menaxhimin e informacioneve” do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Nekstens SHPK në partneritet me Symantec dhe Veritas.

Konferenca do të hapet me diskutim në temën “Rregullativa për mbrojtjen e të dhënave personale, efekti që ata e kanë mbi punën e organizatave dhe masat efektive teknologjike, të cilat mund të ndërmerren me qëllim të harmonizimit me këto rregullativa.

Organizatorët e konferencës konsiderojnë se është i domosdoshëm zbatimi i politikave përkatëse dhe implementimi i vendimeve përkatëse për siguri, mbrojtje dhe menaxhim informacionet e rëndësishme dhe të besueshme. Me ndihmën e tyre, siç komunikojnë, çdo organizatë do të harmonizohet me rregullativat ekzistuese, do të kontribuojë për shfrytëzim racional dhe optimal të të gjitha resurseve të saj IT dhe njerëzore, por edhe në mënyrë shtesë do të vendosë standarde përkatëse dhe politika të sigurisë efektive dhe mbrojtje të infrastrukturës së saj IT dhe të dhënave të rëndësishme.

Në konferencë është paralajmëruar pjesëmarrja e drejtorëve ekzekutivë, oficerëve për mbrojtjen e të dhënave persona, oficerë për siguri dhe mbrojtje të informacioneve, drejtues të IT sektorëve nga institucionet e sektorit qeveritar, nga kompani vendore dhe të huaja, ndërmarrje publike, njësite të pushtetit lokal, jurisprudencë dhe nga sektori financiar.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *