Home / Lajme / Maqedoni / Konferencë për menaxhim të qëndrueshëm me mbeturina

Konferencë për menaxhim të qëndrueshëm me mbeturina

Konferencë për menaxhim të qëndrueshëm me mbeturina në nivel real do të mbahet sot në Shkup.

Qëllimi i konferencës është ngritja e vetëdijes për rëndësinë e sistemeve të integruara për menaxhim me mbeturina dhe promovim të politikave të BE-së dhe projekteve për mbeturina të Ministrisë për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor.

Konferenca është pjesë e projektit të financuar nga BE-ja: “Përgatitje e dokumenteve të nevojshme për vendosjen e sistemit të integruar dhe financiar të vetë-qëndrueshëm për menaxhim me mbeturina në rajonin e Pellagonisë, Jugperëndimor, të Vardarit dhe të Shkupit”.

Në hapje e konferencës, fjalime do të kenë ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti dhe udhëheqësi i sektorit për infrastrukturë, bujqësi dhe politika sociale në Delegacionin e Bashkimit Evropian, Mauro Di Veroli.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *