Home / Lajme / Maqedoni / Konferencë për ndryshimet lidhur me personat fizikë si tatim-pagues

Konferencë për ndryshimet lidhur me personat fizikë si tatim-pagues

 Konferencë shkencore “Tatimi i vlerës së shtuar – ndryshime lidhur me personat fizikë tatim-pagues: dilema dhe perspektiva”, do të mbahet sot në Fakultetin juridik “Justiniani i Parë” në Shkup pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”.

Panelistë të konferencës, siç është paralajmëruar, janë drejtoresha e përgjithshme e DAP-it Anastasia lieska, si dhe profesorët Vanço Uzunov, Vesna Pendovska dhe Aleksandra Maksimovska nga Fakulteti juridik.

Në konferencë do të bëhet fjalë për ndryshimet në rregullativën ligjore të TVSH-së, për dilemat dhe problemet në zbatimin e rregullave të reja nga rregullativa ligjore për TVSH, TVSH rregulli për pragun e regjistrimit në BE dhe RM dhe mundësitë dhe rreziqet nga evazioni tatimor për shkak të ndryshimeve në TVSH rregullativën.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *