Home / Lajme / Rajon / Konfiskohen aparate për lojëra fati në Vushtrri e Mitrovicë

Konfiskohen aparate për lojëra fati në Vushtrri e Mitrovicë

Në kuadër të aksionit për luftimin e informalitetit dhe mbrojtjes së taksës së akcizës, Dogana e Kosovës ka ushtruar kontrolle në disa lokale të dyshuara për operim me lojëra të fatit pa licencë, në komunën e Vushtrrisë dhe në Mitrovicë.

Njësitë e Doganës me këtë rast kanë kontrolluar tri lokale të dyshuara ku edhe janë gjetur të pa licencuara 10 aparate për lojëra fati,  7 pajisje elektronike për lojëra të ndaluara, Keno, Racing Dogs dhe një pikë basti Colosseum që vepron ilegalisht në Kosovë.

Vlera e përgjithshme e mallrave të konfiskuara është rreth 18 mijë euro, ndërsa  ndaj personave përgjegjës janë hapur procedurat kundërvajtje.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *