Home / Lajme / Rajon / Konfiskohen qindra kilogramë lëndë narkotike

Konfiskohen qindra kilogramë lëndë narkotike

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka realizuar një operacion të suksesshëm kundër trafikimit me substanca narkotike, ku janë konfiskuar qindra kilogramë lëndë narkotikë.

Për këtë Policia e Kosovës në ora 13:00 në Drejtorinë rajonale të Policisë në Ferizaj do të mbajë një konferencë për media.

“Përmes kësaj shkrese zyrtare ju ftojmë që sot, më 01.05.2017, të merrni pjesë në një konferencë të jashtëzakonshme të organizuar nga Policia e Kosovës, e cila ka të bëjë me realizimin e një operacioni policor të suksesshëm kundër trafikimit me substanca narkotike, ku është konfiskuar  një sasie e konsiderueshme (qindra kilogramë) e lëndëve narkotikeve. Në këtë konferencë do të informoheni me detajet lidhur me zhvillimin e operacionit policor dhe rezultatet e dala nga operacioni në fjalë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *