Home / Lajme / Botë / Konflikti në Siri: Qeveria rimerr kontrollin e plotë në Homs

Konflikti në Siri: Qeveria rimerr kontrollin e plotë në Homs

Qeveria siriane thotë se forcat e saj kanë rifituar kontrollin e plotë të qytetit qendror të Homsit, pasi rebelët janë larguar nga distrikti i fundit nën kontrollin e tyre.

Rreth 700 rebelë dhe familjet e tyre, gjithsej rreth 3,000 njerëz, u evakuuan në autobusë nga distrikti al-Wair, thonë zyrtarët e qeverisë.

“Qyteti i Homs është krejtësisht i pastër nga armët dhe militantët,” tha guvernatori i provincës Talal Barazi.

Shumë luftëtarë janë nisur për në provincën Idlib të mbizotëruar nga rebelët, në veri-perëndim.

Disa po shkonin në Jarablus, një zonë në Sirinë veriore, e kontrolluar nga rebelët e mbështetur nga Turqia, shkruan BBC.

Shumica e rebelëve ishin larguar nga Homsi në vitin 2014, pas disa vitesh nën rrethim nga forcat qeveritare.

Një marrëveshje e evakuimit e ndërmjetësuar nga Rusia u arrit gjatë këtij viti.

Sipas marrëveshjes, luftëtarëve të opozitës u është lejuar kalimi i sigurt me armët e tyre nga Homs në zonat e mbajtura nga  rebelët në Siri.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *