Home / Lajme / Maqedoni / Kongresi amerikan heton Sorosin dhe diplamatët amerikan në Ballkan

Kongresi amerikan heton Sorosin dhe diplamatët amerikan në Ballkan

Kongresi amerikan kohët e fundit do të dërgojë një delegacion i cili të qëndrojë për disa ditë në Ballkan për të shqyrtuar dhe analizuar punën e përfaqësuesve diplomatikë amerikanë në këtë rajon të tensionuar, shkruan gazeta “American Spectator”,

Delegacioni,përbëhet nga 15 anëtarë dhe kryesohet nga kryetari i komitetit ligjor të Dhomës së Përfaqësuesve, Bob Gudlejt dhe ka për qëllim të shqyrtojë reagimet më të shpeshta dhe më zëshme për nëpunësit amerikanë të kohës së Obamës që supozohet se  kanë punuar në dëm të qytetarëve, institucioneve lokale dhe stabilitetit rajonal. Siç shkruan kjo gazetë, ky delegacion gjatë dhjetë ditëve do të kryejë vizita në Greqi, Bosnjë e Hercegovinë, Shqipëri, Maqedoni, Kosovë dhe Itali.

Më poshtë gazeta “American Spectator” në mënyrë të detajuar spjegon  situatën dhe problemet që mbetjet e administratës së Obamës i krijojnë në secilin vend veçmas, ku për Maqedoninë shkruan se kriza politike është maksimalisht e tensionuar me  ndërhyrjen e kryeministrit shqiptar Edi Rama. Sipas kësaj  gazete, veprimet e Ramës kanë shkaktuar një jostabilitet të thellë në këtë vend pas tentimeve të tij, për t’i ndihmuar partisë social-demikrate të Maqedonisë në bashkëpunim me shqiptarët lokal.

“Rama ka organizuar një takim të tri partive të shqiptarëve në Maqedoni, të cilët përbëjnë 15-20 për qind të popullsisë në Maqedoni, dhe ka proklamuar të ashtuquajturit dokument “Platforma e Tiranës”, si një dokument i rrezikshëm seperatist me të cilin po këcënohet identiteti maqedonas. Këto parti shqiptare më pas kanë hyrë në një koalicion me social-demokratët maqedonas dhe kërkojnë të drejtën për të formuar një qeveri të re, në vend të në pushtet konzervator të  VMRO DPMNE, e cila, deri në fillim të krizës aktuale, ka udhëhequr ekonominë më të suksesshme të Ballkanit. “, shkruan kjo gazetë.

Më tej në analizën e saj, “American Spectator”, shpjegohet se në të gjithë vendin, masovikisht po protestohet  kundër platformës nga Tirana dhe kundër përzierjes së ambasadorit amerikan Jess Bailey, i cili është i përkushtuar kundër VMRO DPMNE.

“Shumica e politikanëve lokalë kanë prioritete të ndryshme nga ato të ambasadës. Maqedonasit për shekuj me radhë kanë vuajtur nga sulmet e fqinjëve. Ata janë më të shqetësuar në lidhje me sigurinë, ndërsa amerikanët i kanë mbështetur me financa të mëdha nga OJQ-të për të inkurajuar ‘mobilizimin’ dhe ‘aktivizmim’. Siç shkruan edhe në fund të prillit maqedono-amerikani, Bill Nikolov se Departamenti i Shtetit dhe Ambasada e SHBA në Shkup po ndërhyjnë në punët e brendshme të Maqedonisë për të krijuar kaos dhe sulme të vazhdueshme kundër identitetit etnik dhe suverenitetit maqedonas”.

Në fund të tekstit, nga “American Spectator” thuhet se  ambasadorët amerikanë në Ballkan, të emëruar nga Obama kanë arritur që të ndezin tensionet etnike, veçanërisht në Maqedoni dhe Bosnjë dhe Hercegovinë, duke promovuar politika të së kaluarës, kryesisht politika socialiste dhe anëtarë të rrjetit të  Soros-it, siç është rasti edhe me Maqedoninë. Sipas kësaj që thotë kjo gazetë është më se e qartë se këto diplomatë amerikan nuk e respektojnë vendimin e administratës së re amerikane, të cilën e njoftoi, javën e kaluar edhe Sekretari shtetëror, Rex Tillerson, se Shtetet e Bashkuara nuk do të detyrojnë vendet e tjera që të pranojnë vlerat amerikane.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *