Home / Lajme / Botë / Koreja e Veriut gjuan raketë në Detin e Japonisë

Koreja e Veriut gjuan raketë në Detin e Japonisë

Koreja e Veriut ka gjuajtur gjatë natës gjuan raketë në Detin e Japonisë.

Duke kundërshtuar presionin botëror dhe kërcënimet për më shumë sanksione, zyrtarët ushtarakë të Koresë së Jugut kanë thënë se raketa fluturoi rreth 280 milje.

Koreja e Veriut ka gjuajtur një raketë me rreze të shkurtër jashtë bregdetit të saj lindor, e raketat u nisën nga rreth qytetit lindor të Koresë së Veriut, Wonsan, shkruan news.sky.

Nuk ka ende njoftime për dëme të avionëve ose anijeve në zonë.

Shefi i sekretarit të kabinetit japonez Yoshihide Suga ka thënë  se nisja e raketës ishte “një shkelje e qartë e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

Ai shtoi se Japonia absolutisht nuk mund të tolerojë veprimet e përsëritura provokative të Koresë së Veriut. “ Ne kemi protestuar fuqishëm në Korenë e Veriut dhe dënojmë veprimet e saj në terma më të forta”, ka shtuar Suga.

Edhe  Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Presidenti Donald Trump është informuar për nisjen e raketës,

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *