Home / Lajme / Botë / Koreja e Veriut: Nëse shpërthen lufta, ky është vendi i parë që do godasim më armë bërthamore

Koreja e Veriut: Nëse shpërthen lufta, ky është vendi i parë që do godasim më armë bërthamore

Nëse Gadishulli Korean përfshihet nga një konflikt i armatosur, Japonia do të jetë e para që do të vuajë pasojat politike dhe bërthamore, ka kërcënuar sot Koreja e Veriut fqinjin e saj, raporton ‘Reuters’.

“Në rast se shpërthen lufta bërthamore në gadishull, Japonia do të jetë e parë që do përfshihet nga retë radioaktive” tha gazeta shtetërore e Koresë së Veriut, e kontrolluar nga Kim Jong-un, shkruan syri.net. Gazeta i kujtoi Tokios përvojën e saj të mëparshme me armët duke deklaruar se vendi do të bëhet shënjestra e sulmeve bërthamore të Koresë së Veriut.

“Në qoftë se Japonia është me të vërtetë e shqetësuar për interesat e saj, duhet të bëjë përpjekjet e duhura për zgjidhjen paqësore të konfliktit në gadishull,” shkruan gazeta.

“Si vendi i parë në botë që u godit me bomba bërthamore(Hiroshima) Japonia e di më mirë se të tjerët sa e tmerrshme është kjo katastrofë, sqaronte shteti diktatorial.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *