Home / Lajme / Maqedoni / Kotzias: Greqia nuk do të largohet nga kërkesat e saj në lidhje me çështjen e emrit

Kotzias: Greqia nuk do të largohet nga kërkesat e saj në lidhje me çështjen e emrit

“Greqia mbështet stabilitetin e Maqedonisë, por nuk do të largohet nga kërkesat e saj për çështjen e emrit nën çfarëdo presione ndërkombëtare”, deklaroi shefi i diplomacisë greke Nikos Kotzias për gazetën greke “Rial News”,

“Nuk e di kush, kë dëshiron ta shtyp. Të gjithë e dijnë se nuk do të biem nën presione dhe se nuk largohemi nga ajo që mendojmë se është e drejtë për interesat e popullit tonë dhe për parimet dhe vlerat evropiane”, është shprehur Kotzias.Mediat evropiane shkruajnë se Greqia do të ndodhet nën presion të madh që të lejojë Maqedoninë të fillojë bisedimet për anëtarësim në NATO edhe përkrah çështjes së emrit. Komesari Johannes Hahn para dy ditëve në Parlamentin Evropian deklaroi se shtetet anëtare në BE duhet të marrin përgjegjësi që Maqedoni të mund të përparojë në rrugën euro-atlantike.Por sipas Kotzias, askush nuk mund ta detyrojë Greqinë të largohet nga qëndrimet e saj, që sipas tij janë interes shtetëror.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *