Home / Lajme / Rajon / Kotzias: Integrim me kusht Shqipërisë. Gabim futja në NATO pa këmbim

Kotzias: Integrim me kusht Shqipërisë. Gabim futja në NATO pa këmbim

Nuk do të pranojmë nga askush të ndryshojë kufijtë dhe kush luan me zjarrin, digjet”. Ky është mesazhi kryesor që ka çuar ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, nëpërmjet intervistës së tij të fundit në gazetën e së dielës, “Real News”, dhe që u drejtohet Ankarasë, Tiranës dhe Shkupit.

Në lidhje me Shqipërinë, Kotzias thekson se disa ëndërrojnë madhështi të rreme, të cilën nuk mund ta lejojë BE-ja dhe Greqia. Ai kujton se “Shqipëria u anëtarësua në NATO dhe rruga e saj europiane u hap me mbështetjen e Greqisë, e madje pa këmbim, diçka që sipas tij ishte gabim”.

Ndërkohë thekson gjithashtu se rruga e vendit fqinj në BE “kalon nëpërmjet reformës gjyqësore, luftës kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, si dhe mbrojtjes së minoritetit kombëtar grek”.

Në fund, Kotzias shton se “kjo është rruga e stabilitetit dhe se tejkalimi i çdo paqëndrueshmërie brenda Shqipërisë kërkon konsolidimin e mëtejshëm të demokracisë dhe kulturën e kompromisit”.

I pyetur sesi iu përgjigjet deklaratave të Edi Ramës, se Greqia është një nga vendet që merr pjesë në destabilitetin e Shqipërisë, Kotzias përgjigjet se nuk ka dëgjuar nga udhëheqja shqiptare diçka të tillë dhe se askush në Tiranë nuk mund ta thotë këtë.

Për sa i pëkret Shkupit, Kotzias shpreh shqetësimin e mungesës së kësaj kulture të mirëkuptimit dhe kompromiseve brenda vendit, duke theksuar se dëshira e Athinës është që të funksionojë demokracia dhe shteti ligjor, të cilat shihen nga Greqia si një faktor stabiliteti politik në rajon.

Ndërsa duke iu drejtuar Turqisë, ai thekson se “Greqia nuk është një vend i shkatërruar dhe as një shënjestër e lehtë”, ndaj dhe i fton fqinjët lindorë “të mos vënë më në pikëpyetje të drejtën dhe traktatet ndërkombëtare, të pranojnë realitetin dhe t’i rikthehen një dialogu produktiv”.

I pyetur sesi duhet të reagojë diplomacia greke në këtë situatë, Kotzias thekson se është e nevojshme të flasë pak, të mendojë shumë, të studiojë, të planifikojë me qetësi dhe të promovojë me durim zgjidhjet e kërkuara./TCH/

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *