Home / Lajme / Maqedoni / Koxias: Greqia do të mbrojë ekzistencën e Maqedonisë

Koxias: Greqia do të mbrojë ekzistencën e Maqedonisë

Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias mbrëmë dërgoi paralajmërim kundër atyre të cilët “mendojnë dhe ëndërrojnë për destabilizkm të Ballkanit” dhe ndërrim të kufijve.

“Greqia, dhe kjo, gjithashtu, ka të bëjë me fqinjin tonë verior – është fuqimisht në dobi të stabilitetit të rajonit. Ne jemi fuqimisht në dobi të unitetit të unitaritetit të Maqedonisë, ne jemi të vetmit të cilët madje as sot nuk përzihen në punët e saja të brendshme, dhe ne do ta mbrojmë ekzistimin e saj”, deklaroi ai.

Sipas Koxias, “tani jemi në erën ku ka stabilitet, e cila kërkon stabilitet në rregullat ndërkombëtare dhe në zbatimin e raporteve ndërkombëtare, por para së gjithash, kërkohet respekt i madh ndaj kufijve”, lajmëroi agjencia shtetërore e lajmeve ANA-MPA.

Shefi i diplomacisë greke, ems tjerash, e deklaroi në fjalim gjatë prezantimit të librit të ish-ministrit të PASOK-ut, Nikos Sifunakis për historinë e komunitetit grek në ishujt turq Gjukçeada (greqisht i njohur si Imvros) dhe Bozkaada (i njohur si Tenedos).

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *