Home / Kryesoret / Krimineli maqedonas lirohet nga policia sikur mos kishte bërë asgjë. Ai sulmoi Zoran Zaevin dhe Ziadin Selën!

Krimineli maqedonas lirohet nga policia sikur mos kishte bërë asgjë. Ai sulmoi Zoran Zaevin dhe Ziadin Selën!

Pas tre orë në stacionin policor Kisella Vodë në Shkup, kryetari i shoqatës patriotike “Andon Lazov Janev Qoseto” nga Velesi, Goran Angelov është lëshuar.

Ai me duartrokitje dhe brohoritje është përshëndetur nga anëtarët dhe mbështetësit e tij, njofton TetovaSot.

Goran Angelov hetohet për pjesëmarrje në sulmin e dhunshëm në Parlament të enjten e kaluar dhe është pjesë e hetimit të Prokurorisë.

Për kriminelin maqedonas që është parë në disa video të publikuara në rrjetet sociale, nuk ka kërkesë për paraburgim.

 Goran Angelov nga pamjet e xhiruara natën e 27 prillit, duket se ishte ndër të parët që ka hyrë në sallën e konferencës për shtyp në Kuvend dhe ka sulmuar deputetët, në mesin e të cilëve Ziadin Selen dhe Zoran Zaevin.

Ai sot pasdite ka lëshuar stacionin policor së bashku me avokatin e tij.

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *