Home / Kryesoret / Krisma në Prilep, alarmohet policia

Krisma në Prilep, alarmohet policia

Dje mbrëma rreth orës 22.40 në stacionin e policisë së Stravina është denoncuar se në vendin e quajtur Ura Rasimbegov afër Prilepit, është qëlluar me armë zjarri.

Në orën 23.15 në kryqëzimin e e fshatit Dunje – Prilpet, forcat e policisë ndaluan makinën “Seat Toledo” me targa të Prilepit drejtuar nga B.A. (36), në të cilën ishin edhe personat P.T. (44) dhe D.D. (48), të gjithë nga Prilepi. Gjatë kontrollit, tek D.D. është gjetur një pistoletë “CZ 99” kalibër 9mm, transmeton TetovaSot.

 Gjatë bisedës me të, ai ka thënë se ka gjuajtur me pistoletë të Ura Rasimbegov, ku më vonë janë marrë edhe gëzhojat e qëlluara. Policia ia ka konfiskuar armën personit D.D.

Dhe kundër të njëjtit pas pastrimit të plotë dhe dokumentimit të ngjarjes, ndaj tij do të vijojë me padi adekuata penale.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *