Home / Lajme / Rajon / Kroacia voton sot për zgjedhjet lokale, test për kryeministrin Plenkoviç

Kroacia voton sot për zgjedhjet lokale, test për kryeministrin Plenkoviç

Në Kroaci votohet sot për zgjedhjet administrative, të konsideruara një test kyç për kryeministrin konservator Andrej Plenkoviç.
Qeveria e tij ka hyrë në krizë në javët e fundit për shkak të shpërbërjes së koalicionit, të përbërë nga partia e tij, Unioni Demokratik Kroat dhe nga formacioni i ri i qendrës, populistët e Most.

Zgjedhësit e thirrur për të votuar janë 3.7 milionë dhe duhet të zgjedhin mes 47 mijë e 601 kandidatëve në garë për 9.500 funksione vendore.

Nga ky proces do të zgjidhen 555 kryetarë bashkish dhe anëtarët e këshijve bashkiakë, bashkë me përfaqësuesit e 21 komunave. Në tërësi do të votohet në mbi 6.600 qendra elektorale, nën monitorimin e rreth 12 mijë vëzhguesve.

Më e ndjeshme është sfida për kryeqytetin, Zagrebin, ku kryetari në fuqi i bashkisë që prej vitit 2000, Milan Bandiç, ish-social-demokrat dhe aktualisht i pavarur, do të kërkojë mandatin e gjashtë rresht. /TCH

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *