Home / Kryesoret / Kryekëshilltari i Presidentit turk ka vizituar BFI-në (FOTO)

Kryekëshilltari i Presidentit turk ka vizituar BFI-në (FOTO)

Gjatë qëndrimit të vet zyrtar në Maqedoni, z.  Jallçën Topçu, Kryekëshilltari i Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, së bashku me një delegacion të shoqëruar edhe nga  ambasadorja turke në Shkup, Tylin Kaja, pas faljes së namazit të xhumasë në Xhaminë Mustafa Pashës  ka vizituar edhe Bashkësinë Islame në RM, ku u pritën nga sekretari i përgjithshëm, Irsal ef. Jakupi.  Me këtë rast, duke i shprehur mirëseardhje në emër të Reisul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepit, i cili është në një vizitë punë në Zvicër, efendi Jakupi e ka njohtuar zyrtarin e lartë turk me të arriturat, sukseset por edhe me problemet e BFI-së.  Nga ana tjetër, kryekëshilltari në emër të vet personal e falënderoi kryetarin e BFI-së për letrën përkrahëse drejtuar Presidentit tyurk me rastin e Referenmdumit Popullor mbajtur kohë më parë, si dhe ka falënderuar  për përkujdesjen e Reisul Ulemasë për jetën fetare islame si dhe për të gjithë myslimanët e vendit. Z. Topçu veç të tjerash uroi për intensifikimin e bashkëpunimit në mes të BFI-së dhe të gjitha institucioneve shtetërore të Turqisë.

Gjithashtu lexo

Arrestohet 51 vjeçari në ‘Tabanoc’, një ndër personat e kërkuar nga INTERPOLI

Më 16.08.2017, rreth orës 20:15 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, nga ana e policëve është arrestuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *