Home / Lajme / Rajon / Kryemadhi: Me Bashën as unë nuk hyj në zgjedhje. Berisha të kthehet në krye të PD

Kryemadhi: Me Bashën as unë nuk hyj në zgjedhje. Berisha të kthehet në krye të PD

Deputetja e LSI-së Monika Kryemashi e ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, duke folur për situatën politike është shprehur se shkaktarët e krizës politike janë 2 partitë e vjetra.

monika

‘Nga njëra anë kemi një PD që është e ngujuar në çadër dhe nga ana tjetër një PS që bën indiferenten ose do të bëjë indiferenten.

 Problemi qëndron tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Unë e kam nisur 17-vjece jetën në politikë dhe sot jam nënë e 3 fëmijëve dhe akoma nuk po shikoj zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Basha duhet të iki nga drejtimi i PD, të kthehet Berisha. Me Bashën, as unë nuk hyj në zgjedhje.

Kërkesat e Bashës janë ultimatume, si të largohet ai nga PD? Rama është kryeministër legjitim, e ka votuar populli.

Basha ka pas në tryezë shumë oferta. Mua më duken se janë vetëm disa ankime për të nxitur konflikt” tha Kryemadhi.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *