Home / Kryesoret / Kryeparlamentari Xhaferi: Flamuri kombëtar do të jetë në zyrën time në Kuvend (Video)

Kryeparlamentari Xhaferi: Flamuri kombëtar do të jetë në zyrën time në Kuvend (Video)

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, në emisionin Click Plus në televizionin 21, ka theksuar se flamuri kombëtar do të jetë në zyrën time në suaza të ligjit

Në pyetjen nga një shikues, se si kryetar i Parlamentit të Maqedonisë, a do të ketë flamurin kombëtar në Kuvend.

“Në zyrën time siç e lejon norma ligjore do të jetë i pranishëm flamuri kombëtar. Në vendin oficial është i përcaktume me Kushtetutë, që dy flamuj, për faktin se flamuri kombëtar rezulton edhe me flamurin shtetëror të Shqipërisë, dhe nuk munden në të njëjtën kohë të jenë në një institucion shtetëror, pasi këto janë norma ndërkombëtare. Formën që e lejon norma ligjore në tavolinën time do të jetë edhe flamuri kombëtar”, theksoi Xhaferi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *