Home / Lajme / Maqedoni / Kryeparlamentari Xhaferi takoi sot ambasadoren e Turqisë

Kryeparlamentari Xhaferi takoi sot ambasadoren e Turqisë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot u takua me ambasadoren e Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë, Tulin Erkal Kara,

Duke ia uruar zgjedhjen Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ambasadorja Tulin Erkal Kara theksoi se në Republikën e Turqisë ndiqen me vigjilencë ngjarjet në Republikën e Maqedonisë dhe tejkalimi i krizës politike, pa u përzier në punët e brendshme të vendit. Ajo theksoi se si politikane shumëvjeçare dhe ish-deputete, ka qenë e shqetësuar thellësisht nga ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill 2017 dhe shfaqi shpresë se me zgjedhjen e qeverisë së re do të tejkalohet paqëndrueshmëria politike në vend.

“Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, theksoi se e çmon shumë miqësinë me Republikën e Turqisë, veçanërisht bashkëpunimin e frytshëm që e ka realizuar me kolegët e tij turq si ish ministër i Mbrojtjes dhe ish shef i Delegacionit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Ai shpreson se bashkëpunimi i frytshëm në nivel parlamentar do të vazhdojë të thellohet, si ndërmjet kryetarëve të të dy kuvendeve, ashtu edhe ndërmjet grupeve parlamentare për bashkëpunim dhe miqësi. Në lidhje me ngjarjet e 27 prillit, Kryetari i Kuvendit theksoi se janë marrë masa parandaluese që ngjarjet e tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

“Bashkëbiseduesit u pajtuan se marrëdhëniet e përgjithshme ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë karakterizohen me miqësi tradicionale, mirëkuptim reciprok dhe bashkëpunim aktiv dhe u shpreh i bindur se trendi i tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, thuhet në kumtesë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *