Home / Showbiz / Kryeson listën e PS-së për Tiranën, zbulohet lidhja familjare e Elona Gjebreas me Ardit Gjebrean

Kryeson listën e PS-së për Tiranën, zbulohet lidhja familjare e Elona Gjebreas me Ardit Gjebrean

Padyshim që sapo dolën listat për deputetë, kureshtja ishte e madhe për të mësuar më shumë rreth emrave. Emra të njohur dhe të panjohur, surpriza por edhe largime.

Një nga emrat disi të papritur ishte Elona Gjebrea që kryeson listën e PS-së për Tiranën. Ajo arriti të fitonte besimin e kryeministrit Rama për qarkun më të rëndësishëm të vendit.

Ashtu si e kemi thënë edhe më parë, deri tani Gjebrea ka mbajtur postin e zëvendësministres së Brendshme. Po ajo që nuk dinim ishte lidhja e Elonës me Ardit Gjebrenë. Ata janë të afërm, fëmijë xhaxhallarësh, shkruan shuplaka.com.

Nga mbiemri padyshim që të shkon mendja, por për ta vërtetuar ka menduar Arditi. Në një foto familjare që ka postuar pak kohë më parë në rrjetet sociale shihet dhe Elona Gjebrea dhe në sqarimin për një ndjekës Arditi shprehet se ajo është vajza e xhaxhait të tij.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *