Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari i Velesit kërkon që Xhaferi të sjell vendim për zgjedhjet lokale

Kryetari i Velesit kërkon që Xhaferi të sjell vendim për zgjedhjet lokale

Edhepse OBRM-PDUKM-ja nuk e pranon Talat Xhaferin si kryetar Kuvendi, kryetarët e komunave nga kjo parti kërkojnë nga ai që sa më parë të nënshkruajë zgjedhjet lokale. Sipas njeriut të parë të Velesit, Sllavço Çadiev, Xhaferi do të ballafaqohet me përgjegjësi penale nëse nuk sjell vendim së shpejti për zgjedhjet lokale,

 

“Detyra e tij është të nënshkruaj zgjedhjet lokale. Në këtë rast kjo detyrë mund të “rritet” deri në përgjegjësi penale, nëse nuk nënshkruhen zgjedhjet. Unë flas për atë që ka dalur në Gazetën Zyrtare”, deklaroi Çadiev.

Sipas tij, ka paralajmërime për probleme serioze në pushtetin lokal dhe se qytetarët kanë filluar të reagojnë për pamundësinë që të kryejnë detyrat e tyre që lidhen me pushtetin lokal.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *