Home / Kryesoret / Kryqi i Kuq pa mjete financiare nga shteti – (VIDEO)

Kryqi i Kuq pa mjete financiare nga shteti – (VIDEO)

Gjendja e Kryqit të Kuq në Tetovë gjithnjë e më shumë bëhet më e vështirë.Mungojnë mjetet nga buxheti I shtetit ndërsa edhe ato aktivitete që organizohen bëhen me vet financim. Drejtues të kryqit të kuq në Tetovë ankohen se mos ndarja e mjeteve nga ana e shtetit ka sjellë në pikpyetje funksionimin e kësaj organizate.

“Shteti për Kryqin e kuq ndan 0 mjete unë mendoj se ta thash që ne jemi me vetfinancim dhe për fat të keq nuk mund që të realizojme të bëjëm ato obligime programore që i kemi për shkak të mungesës së mjeteve financiare, dhe kjo situatë është në të gjithë kryqin e kuq të Maqedonisë ne nuk financohemi prej buxhetit të shtetit dhe nuk mundemi që ne vet ti sigurojmë mjetet dhe kemi një barrë të rëndë për tyë siguruar mjete për të ekzistuar e mos  të bëjmë fjalë për aktivitete”, Qatip Besimit -drejtor I Kryqut të kuq-Tetovë, transmeton Televizioni Koha.

Sipas tij, në rrezik janë edhe sigurimi i rrogave për të punësuarit në kryqin e kuq të Tetovës, ngase edhe rrogat sigurohen përmes aktiviteteve apo vetë financimit.

“Janë katër të punësuar por mendoj se edhe këto janë të tepërt për shkak se ne nuk kemi mjete financiare,  nuk financohemi prej shtetit,  ne jemi me vetfinacimin dhe nuk mund që të durojmë tempon e aktiviteteve që i bën kryqi i kuq për shkak se për çdo gjë duhet që të sigurohen mjete financiare”, transmeton Televizioni Koha.

Edhe përskaj vështirësive megjithatë kjo organizatë arrinë në bashkëpunim me shumë institucione tjera që të sigurojë gjak për nevojat që ka spitali i Tetovës.

Ne aksionet e grumbullimit të gjakut i kemi me program vjetor varësisht prej situatës në teren ne i realizojmë të gjitha aksionet që janë të parapara me programin vjetor dhe i kalojmë të gjitha shkollat e mesme në Tetovë, universitetet dhe organizata publike që janë në Tetovë siç janë komuna, gjugji, të gjitha këto që janë të parapara në programin vjetor, dhe ky gjak i grumbulluar nga këto aksione që ndërmarim ne i plotëson nevojat e të sëmurëve dhe të lënduarëve në rrethinën e Tetovës në spitalin klinik dhe në klinikën e Shkupit, për shkak se ne e kemi edhe obligim që për pacientët tonë të sigurojmë gjak edhe për pacientët tonë që kërkojnë ndihmë në klinikën e Shkupit, dhe deri më tani nuk kemi pasur ndonjë pengesë që të anulohet ndonjë operacion për shkak të mungesës së gjakut , nuk ka ndodhur që ndonjë pacient të mos shërohet në kohë për shkak të mungesës apo pritjes së gjakut gjithmonë gjaku e ka pritur të sëmurin, transmeton Televizioni Koha.

Për dallim nga e kaluara kur kryqi I kuq ishte në ballë të të gjitha aksioneve humanitare tashmë roli i kryqit të kuq është zbehur dukshëm pikërisht për shkak të mos interesimit të shtetit. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *