Home / Showbiz / Kthehet në Kosovë, pushtuesja shqiptare e Everestit

Kthehet në Kosovë, pushtuesja shqiptare e Everestit

Është kthyer në Kosovë alpinistja, Flutura Ibrahimi – e njohur si Uta – e para shqiptare që u ngjit në majën më të lartë në botë, në Malin Everest – 8,848 në lartësi.

 

Ajo, në një intervistë për Klan Kosovën ka thënë se ndjehet shumë e lumtur për këtë sukses të saj, ndërsa, duke përshkruar ngjitjen për në Chomolungma (emri me të cilin i referohen vendasit Everestit), tha se pati momentet më të lumtura në jetë.

“Po ndjehem shumë mirë me mbështetjen e njerëzve të shumtë. Jam shumë e emocionuar. Udhëtimi në majën e Everestit më ka dhënë momentet më të mira në jetën time. Ka qenë udhëtim shumë i gjatë, ndërsa projekti edhe më i gjatë”, pohoi Uta.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *