Home / Lajme / Maqedoni / Ku mbetën hetimet për falsifikime në Akademinë e gjykatësve dhe prokurorve në Maqedoni?

Ku mbetën hetimet për falsifikime në Akademinë e gjykatësve dhe prokurorve në Maqedoni?

Më shumë se shtatë muaj, rasti i falsifikimeve në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik është bllokuar në procedura paraakuzuese,

 

për jëtë rast, ish-prokurori Jovan Joanidis, konsideron se rasti i zbuluar nga Tv Telma, është duke zgjatur shumë dhe se verifikimi i falsifikimeve është çështje ditësh, e jo muajsh.

Sipas burimeve të Tv Telma, më shumë se 30 kandidatë për prokurorë kanë aplikuar me vërtetime të falsifikuara për gjuhën angleze. Prokuroria themelore publike është institucioni ku punojnë numri më i madh i këtyre kandidatëve, por Prokuroria vazhdon ta fshehë këtë informacion.

Gjykatësja Margarita Caca Nikollovska thotë se për këtë rast, dikush duhet të mbajë përgjegjësinë, pasi që rasti është fshehur gjatë kohë. Drejtoresha Arnaudova ende nuk ka folur për këtë rast dhe përse konkursi për pranimin e 60 prokurorëve është ngrirë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *