Home / Lajme / Kronika e zezë / Kultivonin kanabis, arrestohet burri, nën hetim grua – (FOTO)

Kultivonin kanabis, arrestohet burri, nën hetim grua – (FOTO)

Burrë e grua në Fier janë vënë nën shënjestrën e policisë të akuzuar për kultivim lëndësh narkotike.

Si rezultat i kontrollit të ushtruar nga efektivët e policisë në lagjen “Kryengritja e Fierit”, në banesën e Ermal Hasanit, gjatë ditës së djeshme u gjetën të kultivuara dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 64 fidanë bimë narkotike kanabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i Ermal Hasanit, 43 vjeç, banues në lagjen “Kryengritja e Fierit”, si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, E.Hasani, 36 vjeçe.

Ndaj të dyshuarve vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *