Home / Lajme / Botë / Kurc: BE-ja duhet ta ndryshojë kursin e zhvillimit që të mos dobësohet pas Bregzitit
epa04022569 Austrian Foreign Minister Sebastian Kurz speaks during a press conference with German Foreign Minister Frank-Walter Steinmeier (not seen) in Berlin, Germany, 15 January 2014. EPA/DANIEL NAUPOLD

Kurc: BE-ja duhet ta ndryshojë kursin e zhvillimit që të mos dobësohet pas Bregzitit

BE-ja duhet ta ndryshojë kursin e zhvillimit që të mos dobësohet pas Bregzitit, deklaroi ministri austriak i Punëve të Jashtme Sebastijan Kurc, i cili është edhe kryetar i rotacionit të Organizatës për Siguri Evropiane dhe Bashkëpunim OSBE, transmeton TASS.

“BE po mbijeton pikë kthesë për shkak të Bregzitit. Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur në kuadër të kryesimit austriak me Këshillin e BE-së në vitin 2018, që Unioni të mos bëhet më e dobët pas daljes së Britanisë së Madhe nga ajo”, theksohet në kumtesën e Kurc, me rastin e Ditës së Evropës.

BE-ja duhet të bëhet më e fuqishme në zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme në sferën e politikës së jashtme, sigurisë, mbrojtjes, në mbrojtjen e përbashkët të kufijve të jashtëm ose në përforcimin e aftësisë konkurruese të hapësirës ekonomike të skenës botërore, nënvizoi Kurc.

“Por, Unioni nuk duhet të përzihet në sferat të cilat më së miri menaxhohen në nivel nacional dhe rajonal. Në këtë lidhje nuk shoh një kuptim për barazim të mëtutjeshëm të politikës dhe sferës sociale ose në sferën e mbrojtjes shëndetësore”.

Shefi i diplomacisë austriake pranoi se seria e ngjarjeve të pakëndshme  nga e kaluara kanë sjellë deri në rritjen e hendekut midis BE-së dhe qytetarëve të saj, për çka Unioni duhet ta ndryshojë kursin e vet.

Austria do të jetë kryetar i rotacionit të BE-së në gjysmën e dytë të vitit 2018

Gjithashtu lexo

Trump kërkon ndaljen e ndihmës financiare për Serbinë, ‘shpëton’ Kosova

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po bënë përpjekje që të reduktojë në mënyrë drastike …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *