Home / Lajme / Maqedoni / Kush do të jetë në “qëndisjet” e përbërjes së re të qeverisë Zaev?

Kush do të jetë në “qëndisjet” e përbërjes së re të qeverisë Zaev?

Nga ana e partive nuk ka akoma njohuri rreth detajeve të disedimeve për përbërjen e qeverisë së re, dersa nga LSDM mbretëron një optimizëm se një gjë e tillë do të jetë gati mbrnda dhjetë ditësh, siç edhe ka njoftuar lideri i tyre, Zoran Zaev

Më 6 qershor skadon afati ligjor deri kur mandatari Zoran Zaev duhet që të arrijë marrëveshje për koalicionin qeverisës. Optimizmi në LSDM akoma po vazhdon dhe mbeten në njoftimin se marrëveshja mund të bëhet edhe më herët nga afati ligjor i paraparë. Lideri i tyre disa herë ka paralajmëruar se është e mundur që qeveria të formohet për 10 ditë. Nga kjo parti kanë bërë të ditur pë REL se do të ketë negociata me BDI-në, Lëvizjen Besa dhe Aleancën për Shqiptarët, duke thesuar se deri më tani nuk kanë arritur tek ndarja e resoreve, dhe as deri tek marrëveshja për emra konkret të cilët do të udhëheqin.

Nuk duhet të ketë probleme në përmbajtje dhe në programin e qeverisë së ardhshme, por problemi mund të jetë armiqësia mes partive të shqiptarëve, kryesisht në mes BDI dhe BESA, beson analisti politik Xhelal Neziri.

“Atë moment unë e pres të prodhojë dridhje të vogla dhe probleme brenda koalicionit qeverisës, ose në procesin e krijimit të qeverisë së re. Mendoj se edhe ndarja e pozitave të eshalonit të parë dhe të dytë mund të jenë problematike “, thotë Neziri.

Neziri gjithashtu shton se sipas informacioneve jozyrtare LSDM-ja dhe BDI-ja i kanë trregulluar dallimet, kurse Aleanca për Shqiptarët, siç thotë ai, ka një bashkëpunimme integristët në këtë drejtim dhe mun do të ketë problem, Neziri mendon seedhe Lëvizja Besa do të jetë pjesë e qeverisë së re.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *