Home / Kryesoret / Kush i hapi dyert e Kuvendit të Maqedonisë për vrasjen e deputetëve?

Kush i hapi dyert e Kuvendit të Maqedonisë për vrasjen e deputetëve?

Edmond Ademi, zyrtar i lartë i LSDM’së, njëherësh bashkëpunëtor i afërt i kreut të kësaj partie, Zoran Zaev, ka shpjeguar incidentin e ndodhur në Kuvendin e Maqedonisë, gjatë mbrëmjes së të enjtes, kur përkrahësit e Nikolla Grueskit ndërpren seancën e emërimit të kreut të Kuvendit, duke lënduar rëndë disa prej deputetëve.

Ademi në emisionin Komiteti, – i drejtuar nga Berat Buzhala – ka treguar se si filloi i gjithë sulmi dhe kush fillimisht u mundësoi hyrjen përkrahësve të Gruvskit.

Sulmin ku mbetën të lënduar shumë prej deputetëve, e më së shumti deputeti shqiptar, Zijadin Sela, zyrtari i LSDM’së thotë se mundësuan deputetët e VMRO’së, që i hapën dyert huliganëve.

Sipas Ademit, mekanizmat brenda Kuvendit pamundësojnë hyrjen e dhunshme të kujtdo, mirëpo, sic thotë ai, jo vetëm depërtimin e huliganëve, por edhe drejtimin e tyre e bënë deputetët e partisë së Gruevskit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *