Home / Kryesoret / Kushtetuesja: Bujqit mund të marrin subvencionet – (VIDEO)

Kushtetuesja: Bujqit mund të marrin subvencionet – (VIDEO)

Gjykata kushtetuese në mbledhjen e sotme solli vendim përfundimtar për heqjen e dispozitave kontestuese nga Kodi zgjedhor dhe nga Ligji për parandalim të korrupsionit, me çka duhet të mundësohet pagesa e subvencioneve bujqësore.

Vendimi i Gjykatës vlen prej ditës së shpalljes në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë.

Nisma në Gjykatën kushtetuese ishte parashtruar nga shoqata bujqësore “Agritikveshia” me të cilën kërkohej kontestim i nenit nga Kodi zgjedhor, sipas të cilit është ndaluar pagesa e subvencioneve deri në formimin e qeverisë së re.

Edhe krahas masës së përkohshme, në pajtim me rregulloren e Gjykatës kushtetuese, Minsitria e Financave nuk kishte të drejtë ligjore t’i paguajë subvencionet deri në sjelljen e vendimit përfundimtar nga ana e Gjykatës.

Pas shpalljes zyrtare të vendimit përfundimtar të Gjykatës kushtetuese, nga Minsitria thonë se nuk do të ketë pengesa ligjore dhe do t’i qasen pagesës së subvencioneve. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *