Home / Lajme / Kronika e zezë / Ky është i riu që u vra sot nga axha i tijë – (FOTO)

Ky është i riu që u vra sot nga axha i tijë – (FOTO)

Nijazi Bunjaku, axha i Nehat Bunjakut, ishte futur në ditën e sotme në lokalin e “Këmbimores” që gjendet në qendrën e qytetit të Gjilanit dhe kishte goditur me tre plumba atë, duke e drejtuar më pas armën te vetja me dy plumba të tjerë.

Më poshtë keni edhe fotografinë e Nehat Bunjakut, të riut i cili u vra nga axha.

Ka vdekur edhe personi i dytë që kreu vrasjen në Gjilan. Lajmin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i policisë në Gjilan, Ismet Hashani.

N.B., i moshës 53-vjeçare dyshohet se vrau nipin e tij 32 vjeç.

“Ka ndërruar jetë edhe personi i dytë i cili u përfshi në vrasjen në Gjilan. Ai ishte në moshën 53 vjeçare. Polica po e heton rastin”, ka thënë Hashani.Ndërkaq, lajmin për vdekjen e N.B., tashmë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.“Personi me inicialet N.B., i lindur në vitin 1964, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në QKUK. Humbja e jetës së tij është konfirmuar në Qendrën e Emergjencës”, është thënë për Express zëdhënësja e QKUK-së.

Express merr vesh se viktima janë Nijazi Bunjaku dhe Nehat Bunjaku. Ngjarja ndodhi në afërsi të lokaleve në Gjilan, ku të dy punonin si këmbyes valutash.

Motivet e vrasjes ende nuk dihen.

Gjithashtu lexo

Mediat serbe ”e bëjnë” Zaevin Kosovarin më të madh në rajon (Foto)

Është duke ndodhur një skandal diplomatik në mes Maqedonisë dhe Serbisë dhe si rezultat i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *