Home / Lajme / Maqedoni / Ky është ministri i Pushtetit Lokal që RDK e propozon për qeverinë Zaev

Ky është ministri i Pushtetit Lokal që RDK e propozon për qeverinë Zaev

Rilindja Demokratike Kombëtare me unanimitet të plotë vendosi që për kandidat të ministrit të vetqeverisjes lokale të jetë kandidati i RDK-së që vjen nga dega e Shkupit, Suhejl Fazliu.

“Kryesia qendrore e partisë u përcaktua për një kandidat relativisht të gjeneratës së re, me bindje të plotë se z. Fazliu posedon kapacitet të jashtëzakonshëm të prezentoj denjësisht RDK-në, si një nga partnerët e koalicionit Aleanca për shqiptarët.

Kandidati për ministër i vetqeverisjes lokale Suhejl Fazliu është i diplomuar në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore pranë UEJL-së dhe ka përvojë të jashtëzakonshme në zhvillimin e metodave inovative të E-Qeverisjes, si një shërbim i rëndësishëm i komunikimit bashkëkohorë nëmes institucioneve të ndryshme të organizimit. Rilindja Demokratike Kombëtare i uron sukses z. Fazliu dhe jemi të bindët se koalicioni Aleanca për shqiptarët do të përfaqësohet denjësisht në qeverinë e re reformatore të udhëhequr nga z. Zaev”, thuhet në komunikatën e RDK-së.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *