Home / Kryesoret / Ky maqedonas mbron Talatin dhe flamurin kuq e zi

Ky maqedonas mbron Talatin dhe flamurin kuq e zi

Pas reagimeve të shumta të aktivistëve të VMRO-së në rrjetet sociale për shkak të vendosjes së flamurit kuq e zi në zyrën e kryeparlamentarit Talat Xhaferi ka reaguar shoumeni maqedonas, Bojan Jovanovski, i njohur si Boki-13, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ai ka theksuar se flamuri i njëjtë në zyrën e Talatit ishte i vendosur edhe në kohën kur ishte ministër i  mbrojtjes në qeverinë Gruevski.

“Ja flamuri në zyrën e Talatit kur ishte ministër i mbrojtjes dhe ja flamuri në zyrën e tij, tani kur është kryeparlamentar. Kjo nuk ju pengonte atëherë. Apo ndoshta atëherë nuk keni qenë patriotë”, ka thumbuar Jovanovski përkrahësitë e VMRO-së, duke e ilustruar reagimin me fotografi.  (INA)

1

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *