Home / Kryesoret / Labi emërohet nënkryetarë i AKR-së

Labi emërohet nënkryetarë i AKR-së

Këngëtari nga Ferizaj që u fut në politikë në maj të vitit të kaluar, Labinot Tahiri është zgjedhur sot nënkryetar i Aleancës Kosova e Re (AKR).

Në Kuvendin e AKR-së së mbajtur sot Behgjet Pacolli u propozua për kryetar të kësaj partie ndërsa u zgjedhën edhe nënkryetarët e saj.

Labinot Tahiri, Agim Bahtiri, Korab Sejdiu dhe Albena Reshitaj u zgjodhën nënkryetar të AKR-së, ndërsa sekretar i përgjithshëm u zgjodh Vesel Makolli, raporton Insajderi.

Në këtë mbledhje, me propozim të Presidentit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, Kuvendi zgjodhi Kryesinë e re, ndërsa për nënkryetarë u zgjodhën Agim Bahtiri, Labinot Tahiri, Korab Sejdiu, Albena Reshitaj, si dhe sekretar i përgjithshëm u zgjodh Vesel Makolli”, thuhet në njoftimin e AKR-së

Tahiri ushtron ende profesioni e këngëtarit ndërsa ka shpallur edhe kandidaturën për kryetar të Komunës së Ferizajt nga kjo parti.

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *