Home / Lajme / Botë / Le Pen: Nëse bëhem presidente, euro shkon në referendum

Le Pen: Nëse bëhem presidente, euro shkon në referendum

Le Pen ka shtuar se për kompani të mëdha të cilat punojnë në nivel ndërkombëtar do të lejohej edhe më tutje të përdorin euron, derisa qytetarët e thjeshtë do të përdornin frangun.

Kandidatja për president në zgjedhjet në Francë Marine Le Pen ka deklaruar sot se, nëse zgjidhet ajo, do t’i kalojë gjashtë deri në tetë muaj në negociata me Bashkimin Evropian për braktisjen e euros dhe kthimin e frangut francez, transmeton gazetametro.net.

Le Pen ka deklaruar në TV “France 2” se do të pres që të kryhen zgjedhjet në Gjermani këtë vjeshtë në mënyrë që të filloj bisedimet për euron me BE dhe këtë çështje të vendos në referendum në Francë.

“Euro është bërë një lloj arme në duart e  Bankës Qendrore Evropiane, Bashkimit Evropian… Unë dëshiroj t’i lirojë njerëzit”, ka theksuar Le Pen, transmeton AP.

Le Pen ka shtuar se kompanive të mëdha të cilat punojnë në nivelin ndërkombëtarë do t’ju lejohet afarizmi me euro, derisa qytetarët do të shfrytëzojnë frangun francez.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *