Home / Lajme / Kronika e zezë / Lëndohet një person në një përleshje

Lëndohet një person në një përleshje

Një person i gjinisë mashkullore ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është përfshirë në një përleshje mes pesë personave të tjerë. Përleshja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të martën në rrugën “Tahir Sinani” në Lipjan.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKU, ndërsa lidhur me rastin janë dërguar dy të dyshuar në mbajtje, transmeton Express.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. “Tahir Sinani”, Lipjan 23.05.2017 – 11:15. Pesë të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë si pasojë e një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes veti. Si pasojë e përleshjes njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime të rënda trupore për çka dhe është dërguar në tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit dy nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *