Home / Lajme / Maqedoni / Lëvizja Besa me mendjen tel zgjedhjet lokale, thotë ish politikani Selmani

Lëvizja Besa me mendjen tel zgjedhjet lokale, thotë ish politikani Selmani

Mbrëmë në emisionin Klik Plus u debatua rreth parimeve të partive politike, për të qenë pjesë e qeverisë së re reformuese.

Ish-politikani Imer Selmani tha se BDI dhe LR-PDSH kanë pozicione të qarta dhe janë të vendosura për pushtet, ndërsa sipas tij Besa e ka mendjen te zgjedhjet lokale.

“Unë mendoj se dy nga tri partitë politike nuk kanë dilema. Ata janë për pushtet. Një prej tyre ka dilema. Te ngelen në opozitë dhe të përgatiten më mirë për zgjedhjet e ardhshme lokale, për të triumfuar në disa komuna, por ajo e etiketon si ngelje me VMRO-në në opozitë”, tha Imer Selmani, Ish-politikan.

Edhe profesoresha universitare Besa Arifi tha se është e pa qartë se si një parti politike që ka kërkuar vota në zgjedhje, tani heziton që të bëhet pjesë e qeverisë.

“Unë sa e di njerëzit dalin në zgjedhje që të fitojnë vota dhe të bëhen pjesë e qeverisë. Asnjëherë nuk ka pasur një hezitim kaq të madh për të hyrë dikush në qeveri aq më pak një subjekt që tani është krijuar dhe normal që duhet të ketë ambicien për të qenë pjesë e pushtetit ekzekutiv”, u shpreh Besa Arifi, Profesoreshë Universitare.

Ndërsa Visar Ademi tha se krijimi i Lëvizjes Besa ka ardhur si rezultat i keqmenaxhimit të institucioneve  nga BDI dhe sipas tij, do të ishte një gabim për këtë parti nëse nuk pranojnë të jenë pjesë e qeverisë.

“Për mendimin tim bëjnë gabim me mospjesëmarrje në qeveri, sepse rezultat i krijimit të tyre  ka qenë keqmenaxhimi i institucioneve  nga BDI. Tani në një moment kur populli u ka dhënë mandat, që të marrin përgjegjësi, kohë më e mirë se kjo për të marr pjesë në qeveri nuk ka. Maqedonia sot është në udhëkryq në çdo lloj forme. Ne folëm për gjyqësorin, por këtu bëjnë pjesë ekonomia, arsimi cilësore e shumë të tjera”, u shpreh analisti Visar Ademi.

Në debat u tha se partitë politike nuk duhet ta kenë synim vetëm ndarjen e resorëve por ndarjen e përgjegjësisë përpara popullit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *