Home / Lajme / Maqedoni / Lëvizja Besa: Pa këto parime nuk futemi në qeveri

Lëvizja Besa: Pa këto parime nuk futemi në qeveri

Ka përfunduar takimi mes liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, dhe kreut të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Pas takimit, Faton Fazliu, shefi i kabinetit të kryetarit të Lëvizjes BESA, tha se vullneti i të dyja palëve është që të jemi në një qeveri reformatore, duke shtuar se kjo varet nga rrjedha e bisedimeve.

“Edhe sot vazhduan takimet mes BESËS dhe LSDM-së. Takimi ishte në nivel kryetarësh dhe të grupeve të punës. U bisedua në përgjithësi për parimet dhe do të vazhdojmë të komunikojmë”, tha Faton Fazliu.

Parimet e Lëvizjes BESA janë që në qeverinë e re të mos ketë persona të inkrimunuar në korrupsion dhe vepra penale, buxheti të jetë proporcional si dhe në përgjithësi të respektohet pikat e deklaratës së partive shqiptare. (INA)

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *