Home / Kryesoret / Lëvizja Besa pa ridefinim s’marrim pjesë në qeveri

Lëvizja Besa pa ridefinim s’marrim pjesë në qeveri

“Ne kemi deklaruar se deputetët tanë do të nënshkruanin për mandatarin i cili do të pranonte parakushtet themelore për të drejtat e shqiptarëve të Maqedonisë, mirëpo kjo nuk nënkupton se ne do ta votonim edhe qeverinë e re, aq më tepër kur pjesë e saj do të jetë ajo parti shqiptare që i solli shqiptarët në gjendje që të votojnë edhe për një parti maqedonase vetëm që më mos t’i çoj Ali Ahmeti tek Nikolla Gruevski. Dalja në skenë e Lëvizjes BESA e ka ndryshuar përgjithmonë realitetin politik në Maqedoni. Ridefinimi i shtetit është domosdoshmëri. Dhe në këtë pikë jemi të pa kompromis.

Sigurisht, këtu nenkuptohet edhe pavarësia e gjyqësorit të cilit duhet krijuar parakushte që të ndjek të gjitha figurat e implikuara në krim e korrupsion. Vetëm atëherë mund të diskutohet për nënshkrimet e deputetëve të Lëvizjes BESA për formimin e Qeverisë. Në të kundërt, nuk ka asnjë kuptim vazhdimi i një qeverisje me protagonist të kompromentuar në çdo aspekt”, është deklaruar për portalin Sakte në kushte anonimiteti një zyrtar i lartë i Lëvizjes BESA, i cili ka paralajmëruar se “ata që bëjnë dasem para kohe”, i kanë bërë gabim përllogaritjet.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *