Home / Kryesoret / Lëvizja BESA: Takim në Zyrën e OSBE-së në Shkup

Lëvizja BESA: Takim në Zyrën e OSBE-së në Shkup

Sot një delegacion i Lëvizjes BESA, në përbërje të deputetëve Zeqirija Ibrahimi dhe Fadil Zendeli, u takuan me z. Christian Strohal, këshilltar i Kryesuesit aktual të OSBE-së.

Në takim ishte e pranishme edhe Shefja e Misionit të OSBE-së në Shkup, znj. Nina Suomalainen Në këtë takim u fol për zhvillimet e fundit në Maqedoni, si dhe për mundësinë e normalizimit të gjendjes.

Me këtë rast deputetët e BESËS e njoftuan z. Strohal për qëndrimin konstruktiv që e ka mbajtur Lëvizja BESA gjatë gjithë këtij procesi. Përkitazi me këtë deputetët e BESËS shprehën gatishmërinë e tyre që edhe më tej të kontribuojnë për kthimin e rendit, qetësisë dhe të vlerave demokratike në vend.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *