Home / Lajme / Maqedoni / Liderët ballkanikë tek Mogerini kanë premtuar bashkëpunim dhe përkushtim në eurointegrimet

Liderët ballkanikë tek Mogerini kanë premtuar bashkëpunim dhe përkushtim në eurointegrimet

Mandatari për formim të qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, në Bruksel mori pjesë në mbledhjen e kryeministrave të Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Serbisë dhe Malit të Zi, ndërsa me ndërmjetësim të Përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Federika Mogerini, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Në deklaratën për MIA-n pas mbledhjes dyorëshe me Isa Mustafën, Edi Ramën, Aleksandar Vuçiq, Denis Zvizdiq dhe Dushko Markoviq, të cilit i parapriu edhe takimi dypalësh me Mogerinin, Zaevi theksoi se me kryeministrat e shteteve ballkanike kanë biseduar për përforcimin serioz të bashkëpunimit në rajon.

“Dal nga mbledhja pas takimit dypalësh me Përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federika Mogerini dhe nga darka e përbashkët me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor akoma më i inkurajuar për perspektivat evropiane të vendit tim dhe të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor, Është biseduar për ndikimin më të madh, fokusimin më serioz të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor që për ne është vetëm detyrim më shumë që të punojmë në perspektivat evropiane përmes reformave, përmes ndërtimit të miqësive në rajon dhe kuptohet plotësimit të kushteve për anëtarësim të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian”, theksoi Zaev.

Sipas mandatarit për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë, me të tjerët në këtë mbledhje kanë biseduar për atë se si vendet që tashmë bisedojnë për anëtarësim në BE duhet të jenë një lloj gare për vendet e tjera që dëshirojnë të fillojnë bisedime, ndërsa kuptohet edhe për vendet që akoma luftojnë që të marrin status kandidat. Ai theksoi se beson se mesazhet serioze që mbrëmë janë dërguar në darkën e përbashkët të vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të thonë inkurajim serioz i vendeve nga Ballkani Perëndimor, do të thonë inkurajim serioz për qytetarët e gjithë rajonit.

Sipas kryetarit të LSDM-së, i cili në këtë mbledhje ishte i ftuar si “i caktuar për kryeministër”, Bashkimi Evropian ka arsye më tepër, ndërsa duhet edhe vendet e Ballkanit Perëndimor t’i japin arsye shtesë nëse dëshirojnë që përfundimisht ky angazhim i Mogerinit, ndërsa edhe i gjithë Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor të plotësohet.

“Folëm për të gjitha hollësitë, flasim për projektet rajonale, për mbështetjet e mëdha për projektet infrastukturore që janë në fazë të kryerjes dhe në fazë të aplikimit. Kemi folur për çështjet e hapura dypalëshe që ekzistojnë në rajon, e të cilat do të ishin pengesa për progresin e ardhshëm të vendeve drejt BE-së. Kuptohet, më me rëndësi ka qenë përforcimi i bashkëpunimit. Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogerini, lëshoi edhe kumtesë të sajën, por unë do të konfirmoj se praktikat e këtilla ajo i ka paralajmëruar si nevojë të rregullt të mbledhjeve të kryeministrave nga Ballkani Perëndimor me përfaqësuesit e lartë të BE-së, e sidomos me zonjën Mogerini”, shtoi Zaev.

Në njoftimin e zyrës së shtypit të BE, thuhet se të gjithë të pranishmit konfirmuan angazhimin e tyre të plotë për të vazhduar punën për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Ata përsëritën vendosmërinë e tyre dhe interesin e fortë të përbashkët për forcimin e bashkëpunimit duke sjellë rezultate të prekshme për jetën e qytetarëve të rajonit.

Gjithashtu ata theksuan përkushtimin e tyre për marrëdhënie të mira fqinjësie dhe thellimin e mirëkuptimit rajonal, përmes respektit të ndërsjelltë dhe bashkëpunimit.

Mogerini nga ana e saj inkurajoi gjashtë kryeministrat për të përshpejtuar punën e tyre në mënyrë që të përmbushen pritshmëritë e qytetarëve për të ecur më afër Bashkimit Evropian

Në fund të deklaratës së tij pas takimit të mbrëmshëm me Mogerinin dhe kryeministrave të pesë shteteve ballkanike, Zoran Zaev u pyet “nëse ka shanse që Maqedonia të fillojë me hapjen e kapitujve negociues me Bashkimin Evropian, para së gjithash në kapitujt 23 dhe 24 edhe krahas mosmarrëveshjeve të Greqisë”. Ai në këtë u përgjigj se është e njohur se “përfaqësuesit e lartë në Bruksel bëjnë përpjekje dhe këtë shpesh herë e paralajmëron edhe komisari Han, fundja edhe teknikisht të hapet një aspekt, ndërsa si ndihmë në reformat që janë të nevojshme në vendet, madje edhe në Maqedoni”.

“Kapitujt 23 dhe 24 do të jenë nga ndihma e madhe për reformat në gjyqësinë dhe në sigurinë në Republikën e Maqedonisë, ndërsa kjo e dimë se për ne do të thotë realizime serioze të vërejtjeve dhe sugjerimeve nga raporti i Bashkimit Evropian, gjegjësisht raporti i Pribesë. Unë dëshiroj që në vitin 2018 të caktohet data për negociata dhe zyrtarisht t’i hapim të njëjtat. Por, një orë e më parë, qoftë zyrtarisht ose jozyrtarisht, hapja e kapitullit 23 dhe 24 do të thotë ndihmë e madhe për Republikën e Maqedonisë”, konkludoi Zoran Zaev.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *