Home / Lajme / Liderët botërorë e përshëndetën fitoren e Makronit në zgjedhjet presidenciale në Francë

Liderët botërorë e përshëndetën fitoren e Makronit në zgjedhjet presidenciale në Francë

Liderët botërorë e përshëndetën fitoren e liderit të partisë centriste Përpara (EM), Emanuel Makron, i cili u zgjodh president i Francës me 66,06 për qind të votave të fituara në raundin e dytë të djeshëm të zgjedhjeve presidenciale.

Kryeministrja britanike Tereza Mej  midis të parëve i dërgoi urime për fitore Makronit në zgjedhjet presidenciale

“Franca është një nga aleatët tanë më të afërt dhe ne me padurim presim të punojmë me presidenti e ri në një sërë prioritetesh të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e Mej

“I lumtur që Franca ka zgjedhur të ardhmen evropiane”, shkroi në Twitter kryetari i Komisionit Evropian, Zhan-Klod Junker.

Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk e përshëndeti vendimi e votuesve francezë në dobi të “lirisë, barazisë dhe vëllazërimit”.

Gjithashtu urime për fitoren, Makron mori edhe nga kryetari i Parlamentit Evropian Antonio Tajani

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se fitorja e Makronit është “fitore për një Evropë të fuqishme dhe të bashkuar”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, uroi po ashtu presidentin e zgjedhur të Francës për, siç tha, fitoren e madhe.

Kryeministri holandez Mark Rute e përshëndeti zgjedhjen e Markon si president të Francës duke theksuar se votuesit francezë bënë “një zgjedhje të qartë, progresive dhe proevropiane”.

Liderët e Çekisë dhe Sllovenisë gjithashtu ia uruan fitoren zgjedhore Makronit.

Kryeministri spanjoll Marioano Rahoj , deklaroi se Franca me presidentin e ri Makron do të kontribuojë për përforcimin e unitetit në Bashkimin Evropian në një moment të rëndësishëm për të.

Gjithashtu, fitoren Makronit në zgjedhjet presidenciale  në Francë ia uruan edhe presidenti kinez Si Xhinping si dhe kryeministri kanadez Xhastin Turdo.,

Si theksoi se Parisi dhe Pekini kanë një përgjegjësi të rëndësishme për paqen dhe zhvillimin në botë.

Trudo pati një bisedë telefonike me Makronin në të cilën ai e bindi Makronin se me padurim pret që të punojnë së bashku në vitet në vazhdim  për përforcimin e sigurisë ndërkombëtare, bashkëpunimit në shkencë dhe teknologji si dhe për krijimin e vendeve të mira të punës për klasën e mesme në të dy vendet.

Edhe ministri i Jashtëm i Shqiërisë, Ditmir Bushati, uroi fituesin e zgjedhjeve presidenciale në Francë, Emanuel Makron duke theksuar se ky është një lajm i mirë për Francën, Europën e natyrisht edhe për shqiptarët që aspirojmë të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian.

Dje në Francë u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, ku për këtë funksion garonin Lideri i Partisë centriste Përpara (EM), Emanuel Makron dhe Marin Le Pen nga Fronti kombëtar ekstrem djathtist

Makron (39) është zgjedhur presidenti  i ri i Francës me 66,06 për qind të votave duke u bërë kështu  presidenti më i ri i Francës pas Napoleon Bonapartit.

Makron mbrëmë iu drejtua ithtarëve të tij në sheshin para muzeut “Luvër” në Paris, ku i shoqëruar me tingujt e himnit evropian iu falënderua francezëve për mbështetjen që ia dhanë. Makron pritet të bëjë betimin më 14 maj.

Gjithashtu lexo

VMRO nis fushatë, Maqedonia do të ketë probleme me marrëveshjen me Bullgarinë

Komiteti Qendror i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka thënë se takimin e fundit është diskutuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *