Home / Lajme / Botë / Lindi djalin rrugës në tren

Lindi djalin rrugës në tren

Një nënë 29-vjeçare në SHBA solli në jetë një djalë gjatë udhëtimit me tren në Nju Jork. Ishte lindja e pestë për zonjën James Marston, por lindja e parë e sistemit të trenit.

Një mjek që ishte në trenin e njëjtë, asistoi në lindje. Mjeku, që është 27 vjeç dhe një baba, dikur ëndërronte të ishte mjek.

Ai kishte asistuar në shumë lindje gjatë 10 viteve të karrierës së tij, por kjo ishte hera e parë që ai e kishte bërë këtë në një tren, transmeton Gazeta Express.

Marston ishte në prag të lindjes përderisa po priste trenin në stacion, pasi po tentonte të shkonte në spital, nëntë stacione larg.

Seaman Hinton, që ishte duke pritur në stacionin e njëjtë me gruan e tij, vërejti gruan dhe filloi të brengosej për të. “Ajo kishte dhimbje”, tha ai për NY Times. “Por nuk e dija se çfarë mund të ishte”.

Pak minuta më pas, treni u ndal në stacion dhe gruaja hipi në tren. Lindja tashmë veçse kishte filluar kur ajo hipi në tren. Seaman i tha motrës së Marston që t’i thoshte konduktorit që ta ndalte trenin.

Në stacionin e ardhshëm, ai largoi shumicën e njerëzve nga kabina e trenit dhe në trenin e zbrazur dhe të ndalur në stacionin ‘Montrose Avenue’ foshnja u lind.

Kur treni u ndal në stacionin tjetër, Seaman ndihmoi nënën dhe foshnjën që të hipnin në ambulancë. Ata u dërguan në spital dhe nëna dhe foshnja ishin mjaft mirë.

Gjithashtu lexo

ISIS paralajmëron sulme në Itali – (VIDEO)

Spanja i kujtoi 14 viktimat e sulmeve të Katalunjës me një meshë të posaçme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *