Home / Lajme / Kronika e zezë / Llapjanët nuk merren vesh për tokë, nxjerrin armët

Llapjanët nuk merren vesh për tokë, nxjerrin armët

Dy persona janë arrestuar dje gjatë ditës në fshatin Majac të Podujevës, pasi të njëjtët dyshohet se kishin kanosur me armë dy qytetarë të tjerë të Podujevës.

Siç mësohet, podujevasit ishin duke punuar në arën e tyre, ndërkohë që dy persona, tashmë të arrestuar, i kishin kërcënuar me armë, shkruan gazetametro.net.

Policia tregon se deri të kanosja ka ardhur pas një mosmarrëveshje pronësore.

Në shtëpinë e të arrestuarve janë gjetur një kallashnikov me karikator, 9 plumba dhe një thikë.

Të dyshuarit më pas janë liruar me vendim të prokurorit pas intervistimit, dhe është marrë vesh se rasti shkon në procedurë të rregullt.

Gjithashtu lexo

Plagos kushëririn me thikë, sherr për një vijë uji

Policia e Pukës ka arrestuar një person i cili ka plagosur me thikë dhe mjete të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *