Home / Shëndeti / Llojet Më të Mira të Aloe Verës

Llojet Më të Mira të Aloe Verës

Ajo njihet si bima e pёrjetёsisё dhe simbol i parajsёs. Vlerat e Aloe Verёs janё tё mrekullueshme dhe me siguri lexuesit e AgroWeb.org janё tё mirёinformuar. Kёtё bimё tё mrekullueshme mund ta kultivoni edhe nё shtёpinё tuaj dhe ta keni gati pёr urgjenca si gёrvishtje, çarje apo djegie.

A e dinit se nga bima e Aloe Verёs mund tё pёrfitoni shumё jo vetëm nga përdorimet e jashtme, por edhe nëse e pini? Aloe Vera pёrmban mbi 200 pёrbёrёs biologjikisht aktivё si polisakaride, vitamina, enzima, amino acide dhe minerale qё promovojnё pёrthithjen sa mё tё mirё tё ushqyesve pёr tё cilat trupi ka aq shumё nevojё.

Por cilat janë llojet më të mira të bimës së Aloe Vera që mund të konsumohen për të mirën e organizmit?

Llojet mё tё mira tё bimёs sё Aloe Verёs

Nё botё, gjenden mbi 400 varietete tё bimёs sё Aloe Verёs, por jo tё gjitha janё tё mira dhe të vlefshme pёr konsum nga njerëzit. Shumica e kёtyre varieteteve shёrbejnё pёr dekorim, dhe vetёm pak prej tyre kanё efektet çudibёrёse pёr mirёqenien e njeriut.

Sipas njё publikimi tё Medical Plants of the World, varietetet mё tё mira tё Aloe Verёs janё:

Aloe Barbadensis, të cilën mund ta gjeni edhe me emrin Aloe Sabila

Aloe Barbadensis, të cilën mund ta gjeni edhe me emrin Aloe Sabila

Aloe Arborescens

Aloe Arborescens

Aloe Saponaria, që mund të gjendet edhe me emërtimin Aloe Maculata

Aloe Saponaria, që mund të gjendet edhe me emërtimin Aloe Maculata

Aloe Ferox

Aloe Ferox

Aloe Vera në Shqipëri gjendet në pikat e tregëtimit të luleve, por edhe pranë kompanive që furnizojnë me lule të gjithë tregun e qyteteve në vend.

Tё dhёnat e publikuara nga “The Journal of Environmental Science and Health”, tregojnё se Aloe Vera ka vlera tё fuqishme nё betejёn kundёr baktereve, virozave dhe mykut, veti qё e bёjnё kёtё bimё tё dobishme nё pastrimin e organizmit nga toksinat dhe patogjenёt dhe nё fuqizimin e sistemit imunitar. Por kёto nuk janё vlerat e vetme tё bimёs sё Aloe Verёs.

Nёse konsumoni ose pёrdorni Aloe Vera, atёherё do tё pёrmirёsoni disponibilitetin e vitaminёs B12 nё organizёm, qё do tё thotё se trupi do ta pёrthithё dhe pёrdorё mё mirё kёtё vitaminё tё nevojshme. Aloe Vera pёrmban gjithashtu vitaminat A, C, E, acid folik, si edhe vitaminat B1, B2, B3 dhe B6.

Kjo bimё e mrekullueshme pёrmban 20 nga 22 amino acidet esencialё pёr tё cilat ka nevojё organizmi i njeriut, por edhe acid salicilik qё lufton inflamacionin dhe bakteret.

Pёrveç rolit tё pastrimit tё organizmit nё pёrgjithёsi, Aloe Vera pёrqendrohet kryesisht tek largimi i toksinave nga stomaku, veshkat, shpretka, tёmthi, mёlçia, zorra e trashё, por edhe ndihmon me tretjen, ulçerёn dhe inflamacionin nё stomak. Aloe Vera forcon sistemin tretёs dhe ofron njё alternativё tё shёndetshme pёr ata qё vuajnё nga artriti.

Xhelin e Aloe Verёs mund ta konsumoni në formën siç përftohet nga bima, por mёnyra mё e rekomandueshme ёshtё qё tё pini lёngun e bimёs, tё cilёn mund ta rrisni vetë nё shtёpinё tuaj. Kombinojeni xhelin nё lёngjet tuaja tё preferuara tё frutave dhe perimeve ose pijeni veçmas.

Sigurohuni qё tё pёrdorni xhel tё pastёr tё aloes qё nxirret nga pjesa e brendshme e gjetheve tё Aloes. Shija e xhelit mund tё jetё pak e athёt dhe e hidhur, por mund ta pёrzieni me pak mjaltё dhe tё pёrfitoni vlera tё shumёfishta.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *